BASHKIAKU LUKA ËSHTË NDALUR DHE TEK INVESTIMET NË SHIROKË.
Fushatë sensibilizimi për pastrimin e Liqenit të Shkodrës nga mbeturinat e ndryshme.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka ka folur më me detaje për këtë projekt. Më tej, Luka ka folur dhe për investimet që po bëhen për Shirokën qoftë ato infrastukturore por dhe sistemiin e ujerave të bardha e të zeza. Në fund kryetari i Bashkisë së Shkodrës është ndalur dhe tek pastrimi i qytetit na mbeturinat gjatë këtij muajit, ku për hir të së vërtetës ka patur një mungesë eficense në pastrimin e tyre. Projektet për Pastrimin e Liqenit të Shkodrës në shumë vite kanë qenë të shumta, por natyrisht asnjehrë nuk kanë shkuar deri në fund apo të japin efikasitetin e duhur. Kjo bën që shumë projekte bëhen thjesht për një sensibilizim të masës. Por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se projekte të tilla, duhet të përfundojë me qoftë me sensibilim por dhe me një pastrim real të Liqenit të Shkodrës.