Mbeturina, kafshë të ngordhura dhe inerte hidhen çdo ditë në Përroin e Vrakës. Të gjithë mbetjet përfundojnë në liqenin e Shkodrës duke shkaktuar një ndotje të rënde mjedisore…
Banorët tregojnë se kjo situatë vijon prej vitesh në këtë gjëndje dhe askush deri më tani nuk ka bërë diçka për zgjidhjen e këtij problemi….
Lënia në harresë e Përroit të Vrakës nga institucionet përgjegjëse ka ndodhur kjo pasi ky përrua ndodhet në kufi mes bashkisë Shkodër dhe asaj të Malësis së Madhe. Dhe asnjë nga këto dy institucione prej vitesh nuk ka ndërhyrë për pastrimin e zonës.