Pastrimi i territorit nga mbetjet urbane është një prioritet i vazhdueshëm i bashkisë Shkodër. Vemendja është përqendruar në qëndër të qytetit në rrugët kryesore në mënyrë që edhe sezoni turistik dhe fluksi i turistëve që pritet të vizitojnë Shkodrën të ketë një pamje ashtu sic i ka hije qytetit të kulturës. Por përballë kësaj sfide të bashkisë Shkodër, është domosdoshmëri edhe bashkëpunimi me komunitetin. Për pergjegjësën e shërbimeve publike të bashkisë Shkodër Ormira Domnori është e papranueshme që mbetjet të hidhen jashtë kontenierëve e aq më pak kur kazanët janë bosh.

Një fenomen të tillë e has edhe firma e pastrimit. Menaxheri I firmës së pastrimit Henri Faci në një intervistë për mediat ka një apel ndaj të gjithë banorëve të Shkodrës që të jenë bashkëpunues dhe të jenë pjese e kësaj iniciative për një qytet të pastër.

Nga 1 Maji, bashkia Shkodër do te shtoje punonjësit në mirëmbajtjen e pastrimit në territorin e qytetit të Shkodrës ndërkohë që vemëndje e shtuar do ti kushtohet zonave turistike në qytetin e Shkodrës, në plazhin e Velipojës dhe në zona të tjera.

Artikulli paraprak“PD DO TË DORËZOJË NË KUVEND AMENDAMENTE PËR TË MBËSHTETUR SPAK”, RAPORTI I DASH, BASHA: KORRUPSIONI, PROBLEMI MË I MADH KËSAJ QEVERIE
Artikulli tjetërKONCERT RECITAL NË SHKOLLËN “PRENK JAKOVA”