Plazhi i Velipojës është kthyer në prioritet nga administrate e Bashkisë Shkodër në kulmin e sezonit turistik.
Në një material shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Bashkisë Shkodër, administrator i kësaj njësie, Altin Kaçi, ka shpejguar ecurine e pastrimit të këtij plazhi, i cili numëron mbi 100 mijë pushues.
Nga ana tjetër , specialisti i shërbimeve në Bashkinë Shkodër, Fatbardh Kuçi, është shprehur se duhet edhe një bashkëpunim me qytetarët për një ambjent të pastër. Sipas drejtuesve të Bashkisë Shkodër, pastrimi i kontenierëve behet dy herë në ditë ndërkohe që monitorohet cdo ditë situate e pastrimit në këtë plazh, destinacioni kryesor turistik në Bashkinë Shkodër .