Bashkia Shkoder ka hapur serisht procedurat e prokurimit per sherbimit te pastrimit ne njesine administrative Velipoje por akoma nuk eshte e sigurt nese do te arrihet te tenderohet perpara sezonit turistik.
Megjithate pergjegjesi i Sherbimeve Publike Fatbardh Kuci thote se gjate kesaj periudhe Velipoja do te jete prioritet duke vene ne dispozicion edhe mjetet e pastrimit te bashkise per te mbuluar sa me mire kete sherbim. Situata problematike e mungeses se pastrimit prej 6 muajsh pranohet edhe nga pergjegjesi Kuci por sipas tij e gjitha kjo eshte rezultat i mos plotesimit te kritereve te operatoreve per mbulimin e ketij sherbimi.
Prej 6 muajsh ne njesine administrarive Velipoje mungon sherbimi i pastrimit duke krijuar keshtu nje situate mjaft problematike pasi aktualisht kontenieret e mbetjeve ne njesine Velipoje pastrohen ne menyre vullnetare maksimumi nje here ne jave nga ish fimra qe mbulonte kete sherbim.