Pas përmbytjeve të shkaktuara nga përmbytjet në fshatin Suka Dajç të njësisë administrative Dajç, ka nisur puna për pastrimin e kanaleve kulluese në këtë zonë. Kryetari I fshatit, Kolë Mazija tregon se puna ka nisur prej 3 javësh ndërsa shton se në 30 vitet e fundit nuk kishte patur asnjë aksion tjetër pastrimi në këtë zonë.
Ndërkohë, një nga banorët Zef Frangaj tregon se pastrimi I këtyre kanaleve ishte I nevojshëm dhe se aksioni duhej bërë më herët.
Pastrimi I kanaleve kulluese do të vijojë edhe ditët e tjera. Ky aksion ishte tepër I nevojshëm pasi fshati disa herë është përmbytur si shkak edhe I daljes nga funksioni të këtyre kanaleve.