Një problematikë që po merret në konsideratë të plotë është edhe pastrimi I mbeturinave në Bashkinë e Shkodrës. Aksionet e ndërmarra janë të shumta me ku I funidt është reazlizuar në në njësinë administrative Rrethina.

Puna për pastrimin e mbeturinave në këtë njersi ka nisur prej dy ditësh ku është ndërhyrë për pastrimin e disa pikave të ndotura në fshatin Golem, nga ku janë hequr deri tani mbi 15 ton mbetje. Fatbardh Dama si anëtarë I këshillit Bashkiak dhe përfaqësues I Njësisë Administrative Rrethina u shpreh se pas kërkesës së bërë ndaj kryetarit të bashkisë për të marrë masa për pastrimin e këtyre mbetjeve është realzuar e njëkohësisht Dama I bën thirrje edhe banorëve që të sensibilizohen në mbajtjetn pastër ta ambinetit.

Brenda një muaji në territorin e disa fshatrave të kësaj njësie, në Bardhaj, Grudë e Re, Hot i Ri, Shtoj i Ri dhe Golem janë hequr mbi 80 ton mbetje urbane dhe inerte, të depozituara nga banorë e biznese, në pika të palejuara për gurmbullimin e tyre.

Bashkia Shkodër përsërit thirrjen drejtuar banorëve dhe bizneseve të depozitojnë mbetjet vetëm në pikat e përcaktuara nga Bashkia dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri që konstatojnë.

Artikulli paraprakZV.KRYEMINISTRI ITALIAN, TAJANI: GADAFI NUK DUHEJ TË VRITEJ, VDEKJA E TIJ SHKAKTOI DESTABILITET NË AFRIKËN E VERIUT
Artikulli tjetërMYFTIA EMIGRANTËVE: RUANI FENË ATJE KU JENI