Përroi i Goricës në Njësinë Administrative Ana e Malit, prej javësh është përfshirë në një ndëhyrje të plotë për pastrimin e tij nga Bashkia Shkodër dhe Bordi i Kullimit. Për të parë nga afër punimet ka qënë vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, së bashku me drejtues të Boridit të Kullimit. Për banorët, kjo është një ndërhyrje e shumë pritur pasi askush sipas tyre nuk ka vënë dorë prej më shumë se 50 vitesh.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci gjatë bashkëbisedimit me banorët vlerësoi punën e përbashkët që po bëhet nga bashkia dhe bordi i kullimit të cilët kanë një plan të përbashkët ndërhyrjeje në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër.

Përroi i Goricës, që përfshin edhe zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, shpesh herë ka shkaktuar edhe përmbytje në zonë nga prurjet e mëdha që sjell. E gjithë gjatësia e këtij përroi është 7 km dhe me këtë ndërhyrje minimizohet rreziku I përmbytjeve në zonën e Muriqanit në Njësinë Administrative Ana e Malit në Bashkinë Shkodër.

Artikulli paraprakPRITET VKM PËR GJETJEN E TË ZHDUKURVE
Artikulli tjetërGARA PËR KREUN E RI TË POLICISË SË SHTETIT, MINISTRI I BRENDSHËM PROPOZON ILIR PRODËN! EMRI NË ZYRËN E KRYEMINISTRIT RAMA