Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani kritikon bashkinë Shkodër duke i bërë thirrje që të kontrollojë territorin.
Prefekti kërkon që të mos hidhen mbeturina në shtratin e lumit Kir dhe të pastrohen sepse në një të ardhme të shpejtë rrezikon që lumi Kir të përmbyt Shkodrën. Drejtori i bordit të kullimit Petrit Gjoni deklaroi se janë bërë ndërhyrje emergjente me hedhjen e gurëve për mbrojtje por nuk është e mjaftueshme. Deklaratat erdhën gjatë inspektimit që bënë në shtratin e lumit Kir prefekti Radovani dhe drejtori i bordit të kullimit.