Pasuritë e Frrokut, krimet e rënda publikojnë provat

Prokurorët e Krimeve të Rënda lexuan këtë të mërkurë provat shkresore në bazë të të cilave kërkohet konfiskimi i pasurive të ish-deputetit Mark Frroku. Sipas prokurorit, në zbatim të ligjit Antimafia Mark Frroku nuk i justifikon dot pasuritë e tij me vlerë rreth 2 milionë euro, pasi dyshohet se ato janë të ardhura që vijnë nga krimi. Prokurori radhiti në gjykatë astetet për të cilat kërkohet konfiskimi i pasurive dhe kalimi i tyre në favor të shtetit, që janë apartamente në Orikum, Shëngjin dhe Tiranë si dhe truaj. Prokurori u shpreh se, rezulton gjithashtu se ish-deputeti ka qenë i dënuar për çështje droge jashtë vendit. Aktualisht Frroku po vuan dënimin e dhënë nga shkalla e parë me 7 vjet burgim për ndërtim të paligjshëm dhe pastrim parash, ndërsa u shpall i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje e ndodhur në Belgjikë.

Artikulli paraprakTENTOI TË KORRUPTONTE NJË GJYQTARE, PRANGOSET I KËRKUARI
Artikulli tjetërSAMITI, MERKEL: SHQIPËRIA NËN UDHËHEQJEN E RAMËS PROGRES