Pasuritë natyrore dhe historike të bregdetit shqiptar kanë marrë jo rrallë herë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Së fundmi AP i ka dedikuar një reportazh trashëgimisë shqiptare nënujore me titull “Thesaret e fundosura në bregdetin e Shqipërisë”. Bregdeti shqiptar ka një gamë të madhe kulturore me një trashëgimi 2,500 vjetësh, me burime kulturore prej 2,300 vjetësh, të cilat kanë qenë të paeksploruara”. “Nga ajo që kam parë deri më tani, nuk mund të notosh më shumë se disa metra pa gjetur diçka që është e mahnitshme”, thote Derek Smith, ekologjist detar dhe hulumtues. Kuadri i madh i një anijeje të Luftës së Dytë Botërore shfaqet përmes errësirës, sende personale të ushtarëve ende të shpërndara në brendësi, në korridoret e saj të ngushta dhe në helikën që tani është kthyer në shtëpinë e kolonive në rritje, të peshqve dhe sfungjerëve. Por kjo është vetëm një nga anijet, pasi edhe në reportazh theksohet se përgjatë bregdetit shqiptar janë 40 anije të fundosur, që mbartin nën to edhe thesare të paçmuara. Në brigjet e thyera të Shqipërisë, një nga bregdetet më pak të eksploruara në botë, gjendet një pasuri e thesaresh: anfore të lashta – anije të gjata dhe të ngushta terrakote që bartnin vajin e ullirit dhe verën përgjatë rrugëve tregtare midis Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, tregime të fshehura të heroizmit dhe tradhtisë nga dy luftëra botërore, formacione spektakolare shkëmbore dhe jetë detare. Por kjo reklamë tepër e rëndësishme për Shqipërinë dhe thesaret e saj ngre edhe një shqetësim po aq të madh. Këto thesare mund të bien preh e grabitjes pasi janë tërësisht të pambrojtura. Më tej në reportazhin e AP theksohet se zhvillimi i tokave bregdetare në një mënyrë shpesh anarkike, rrisin frikën se rrënojat mund të plaçkiten nëse nuk vihen nën mbrojtje.

Artikulli paraprak“LOGU I BJESHKËVE”, ZGJIDHET E BUKURA MALSORE
Artikulli tjetërRADHË KILOMETRIKE NË HYRJE TË SHKODRËS