Një sport jo shumë masiv si ai i patinazhit tashmë ka nisur që të jetë gjithnjë e më prezent në qytetin e Shkodrës.
Prej tre vitesh me radhë drejtoria rajonale e arsimit dhe qëndra kulturore e fëmijëve organizojnë një kampionat me patina mes shkollave 9-vjeçare publike dhe jo-publike. Për të tretin vit me radhë kjo garë patinazhi ka nisur që të zhvillohet mes shkollave. Inspektori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Entri Çaku u shpreh se ky lloj sporti synohet që të zgjerohet edhe më shumë.
Inspektori Çaku deklaron se tashmë nxënësit e shkollave të Shkodrës janë përdorues të rregullt të patinave duke patur tashmë edhe një kampionat ku ka rivalitet mes shkollave dhe vetë nxënësve. Me një interes pritet edhe finalja e madhe mes shkollave në garën e patinazhit në një cirkuit jo të lehtë që duhet të përshkojnë nxënësit dhe ata që e bëjnë me kohën më të shpejtë shpallen edhe fituesit përkatës të vendeve të para.