Prej orës 08:00 demokratët votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së mes kandidatëve Lulzim Basha e Eduard Selami.
Ndërkohë Astrit Patozi përmes një postimi në facebook e quajti farsë garën dhe nënvizoi se lëvizja nuk ndalet. “Demokratët nuk pajtohen me farsën. vetëm gara e drejtë e shpëton partinë demokratike Mirënjohje për demokratët e tiranës, që na u bashkuan dje në sallën e akademisë së arteve. Lëvizja jonë nuk ndalet. Ajo ka vetëm një qëllim: bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të partisë demokratike. Askënd për te humbur, gjithëkënd për të fituar”