Nga qyteti i Korçës, Astrit Patozi si një nga kundërshtarët brenda PD ka thënë se kundërshtar nuk ka Bashën, por Ramën dhe PS. Ai tha se jemi gati të bashkëpunojmë me Bashën, por me rregulla të mira loje që ta cojnë PD drejt fitores në përballejen e parë me kundërshtarin.

Patozi: Ne nuk jemi kundërshtarët e Lulzim Bashës, ne jemi kundërshtarët e Edi Ramës dhe PS, sepse Basha pavarësisht përgjegjësisë së rëndë që ka për atë që ka ndodhur, sidomos për rezultatin e fundit është njëri prej nesh. Ne jemi të gatshëm që të punojmë edhe me Lulzim Bashën dhe me këdo tjetër që është në krahun e tij, sepse ne duam një PD të bashkuar dhe më të fortë sesa jemi sot, në mënyrë që në përplasjen e parë me kundërshtarin kurdo që ajo të jetë në të fitojmë sepse PD nuk ka vdekur.

PD është këtu në këtë sallë dhe është kudo tjetër në Shqipëri. Çfarë i ka ndodhur kësaj partie që nuk mbahet përgjegjësi sot? Pra që jo vetëm kryetari nuk jep dorëheqjen siç bëri të paktën Berisha 4 vjet më parë, por futet në garë si kryetar, nuk lejon asnjë rregull lojë për një garë të drejtë dhe të barabartë dhe thotë ecim përpara se nuk na ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Unë e kam të vështirë të kuptoj sesi ka mundësi që i njëjti njeri dy javë më parë ka ardhur këtu në Korçë dhe ka thënë që po ju çoj drejt fitores, vjen prap për të bërë fushatë elektorale për veten e tij si kryetar i PD dhe thotë: Fitoren nuk e arritëm, madje arritëm një humbje të rëndë po punë e madhe vazhdojmë përpara prap bashkë.

Artikulli paraprakNJË SHQIPTAR NË KUVENDIN E NORVEGJISË
Artikulli tjetërNUK I PËRGJIGJET SAKTË PYETJEVE NË MATEMATIKË, BABAI VRET VAJZËN 3-VJEÇARE