Lufta në Ukrainë na sjell historinë e pazakonshme të një qeni hero i cili i ka ndihmuar forcat ukrainase duke shërbyer në Shërbimin Shtetëror të Emergjencave (SES) të Ukrainës. Emri i tij është Patron dhe është vetëm 2 vjeç. Qeni i pazakontë i racës “Parson Russell Terrier”, jo vetëm që është një nuskë fatësjellëse e Departamentit të Xhenierëve të qytetit Chernihiv, por falë nuhatjes së tij është arritur të çaktivizohet që prej fillimit të luftës deri në 150 mina duke shpëtuar jetën e shumë njerëzve.

Patron ka spikatur nga shumë të tjerë dhe ka një talent të jashtëzakonshëm për zbulimin e eksplozivëve. Ai është shumë i përkushtuar duke vazhduar të çminojë qytetet dhe fshatrat e Ukrainës dhe i shoqëron ushtarët kudo. Të vetmet shpërblime që heroi Patron merr është vëmendja nga ‘kolegët e tij xhenier’ dhe djathi. Heroi dy putrak ndihmon Shërbimin Shtetëror të Emergjencave të pastrojë tokën nga minat vdekjeprurëse të lëna nga ushtria ruse në rajonin e Chernihiv. Gjithashtu dhe vetë Ministri i Brendshëm ukrainas falënderoi personalisht Patronin për shërbimin e tij.

“Matroni u përmbahet rregullave. Sa herë që dëgjon një sirenë sulmi ajror, ai shkon menjëherë në strehimore, ku argëton fëmijët që fshihen nga sulmet ajrore ruse”, tha kreu i MPB-së, Denys Monastyrskyi.

Artikulli paraprakBE-JA PAJTOHET TË DËRGOJË EDHE 500 MILIONË EURO NDIHMË USHTARAKE NË UKRAINË
Artikulli tjetërVLLAZNIA KALON NË FINALE TË KUPËS SË SHQIPËRISË, PARTIZANI ELIMINOHET NGA PENALLTITË