Policia Kufitare intensifikon masat dhe kontrollet për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike përgjatë gjithë kufirit detar e kufirit jeshil.

Uniformat blu bëjnë me dije se kontrollet po ushtrohen paralelisht nga toka dhe deti përgjatë vijës bregdetare. Një i tillë operacion është ky i Policisë Kufitare të Durrësit në bashkëpunim me Delta Forcë, të cilët ushtruan patrullime në det për mjetet lundruese nga Kepi i Rodonit deri në Velipojë në grykëderdhjen e Bunës.

Gjithashtu janë ushtruar kontrolle të ndërtesave të braktisura të zonave të pyllëzura afër vijës bregdetare me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike si dhe të vendeve ku mund të fshehin lëndën narkotike për ti shpëtuar kontrolleve të policisë.

Artikulli paraprakLEZHË, ZJARR MASIV NË MASIVIN PYJOR NË BËRZANË
Artikulli tjetërSHFAQET PAS 80 VITESH KAFSHA MISTERIOZE