Thuhet se elefanti nuk harron kurrë dhe sigurisht edhe ata që janë pjesë e “Elephants World” në mes të pyllit të Tajlandës nuk bëjnë përjashtim dhe me siguri nuk do ta harrojnë Paul Barton.
Pianisti anglez nga Yorkshire, i cili ka lënë skenat e ishullit britanik dhe është transferuar prej disa vitesh në Bankok, tani interpreton për një audiencë të veçantë dhe shumë më të madhe, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ai luan për elefantë muzikë klasike, kryevepra të Beethoven, Bach, Debussy, Ravel etj
Kafshët e parkut “Elephants World” janë kryesisht në moshë të madhe, disa të verbër, disa lëvizin me vështirësi e të tjerë me probleme shëndetësore.
Romantiken “Clair de Lune” të kompozitorit francez Claude Debussy, kësaj here Paul Barton po e luan për elefanteshën 80 vjeçare Ampan. Ajo është e verbër nga njëri sy kurse nga tjetri shikon vetëm 40 %. 80 vite janë shumë për një elefant, rreth 10 vite më shumë sesa masatarja e jetës natyrore të elefantëve.