Kreu i Partisë Aleanca Popullore për drejtësi Bilal Kola u ka dhënë përgjigje akuzave të Shoqatës së ish-të përndjekurve në Shkodër se partia e tij është pozicionuar majtas dhe kandidatit të mëparshëm Paulin Maçaj, i cili pretendoi se është futur në listat e APD-së pa dijeninnë e tij.

Sipas Kolës, Maçaj është vetëregjistruar pranë zyrave në Tiranë, por APD-ja e largoi nga listat, pasi rezulton person e precedentë penalë. Sa i përket akuzave të shoqatës së ish-të përndjekurve politikë në Shkodër, Kola tha se janë me dhjetëra shoqata të tilla duke argumentuar se akuzat e tyre nuk kanë baza. Sa i përket marrëveshjes politike mes dy partive të mëdha, Kola tha se ata që na udhëheqin janë trashëgimtarë të komunistëve. Këto deklarata të kreut të APD-së u bënë gjatë një interviste të dhënë për mediat nga qyteti i Shkodrës.

Artikulli paraprakMILO BRAKTIS RAMËN, NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME LSI
Artikulli tjetërRAMA: QEVERIA DHE OPOZITA E 25 QERSHORIT DO KËRKOJNË HAPJEN E NEGOCIATAVE