DEPUTETI I PS: DO JAPIM PARATË PËR TË PËRMBYTURIT DHE MARRIM EDHE VOTAT. Deputeti i Qarkut Shkodër Paulin Sterkaj u bllokua në trafik teksa po shkonte nga Shkodra drejt Tiranës si shkak i protestës që po zhvillonin banorët e përmbytur të NënShkodrës.

I pyetur nga Star Plus se kur do t’i marrin paratë e dëmshpërblimeve këta banorë, deputeti Sterkaj tha se do të jepen shumë shpejt nga Qeveria. Pas pak minutash sapo rruga nacionale Shkodër Tiranë u zhbllokua deputeti socialist Paulin Sterkaj arriti që të shkonte drejt kryeqytetit. Për pak minuta disa prej banorëve që po protestonin komunikuan me deputetin duke i kërkuar që qeveria aktuale të japë dëmshpërblimet sepse dëmet që kanë pësuar janë të mëdha.

Artikulli paraprakDITA E RINISË DIOQEZANE 2015-të
Artikulli tjetërPROTESTA E KATËRT NGA BANORËT E PËRMBYTUR