Ky 28 nëntor i 2022-shit shënon vitin e 10-të të organizimit të maratonës së Pavarësisë Shkodër-Ulqin-Shkodër. Në këtë maratonë e cila u rikthye pas ndërprerjes për dy vite për shkak të pandemisë morën pjesë vrapues nga shumë shtete të Europës. Sotiraq Qirjaqi dhe Kajo Myftaraku janë dy prej vrapuesve më të vjetër të cilët tregojnë emocionet e tyre.

Zhaneta Ruçi e vetmja grua që merr pjesë në këtë maratonë mes lotësh thotë se është një amanet i gjyshit të saj i cili ngriti flamurin kuqezi në Çamëri.

Organizatorët e maratonës tregojnë se ky aktivitet bashkon edhe më shumë Shkodrën e Ulqinin por edhe shqiptarët e Tuzit dhe kudo që ndodhen.

Maratona Shkodër-Ulqin-Shkodër nisi nga një grup i vogël vrapuesish veteran 10 vite më parë duke u kthyer tashmë në një aktivitet simbolik çdo 28 nëntor, festën e flamurit për mbarë shqiptarët.

 

Artikulli paraprakBERISHA MESAZH NË DITËN E PAVARËSISË SË VENDIT : SHQIPËRIA DREJTOHET NGA NJË REGJIM QË PO LARGON RININË, ÇDO SHQIPTAR TË MARRË PËRGJEGJËSINË
Artikulli tjetër“PAVARËSIA”, VETERANËT E LANÇ NDEROJNË LUIGJ GURAKUQIN