Në Vlorë është ngritur flamuri në 107-vjetorin e Pavarësisë. Festa e flamurit në këto ditë të vështira pas tërmetit ka bërë bashkë kryeministrin Rama dhe Presidentin Ilir Meta të cilët kanë ecur sëbashku. Kreu i shtetit Ilir Meta pas ngritjes së Flamurit në Vlorë kërkoi që të bëhet e pamundura për të shëruar plagët e shqiptarëve të prekur nga tërmeti
Presidenti Meta shfrytëzoi rastin për t’i bërë thirrje politikës që të bashkohet në këto ditë të vështira në Shqipëri.
Thirrjen për bashkimin e politikës në tragjedi të tilla e ka përkrahur edhe kryeministri Edi Rama i cili u shfaq bashkë me Presidentin Meta duke lënë pas ndasitë e mëdha politike në këtë 107 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë dhe në këto ditë tragjike pas tërmetit.