Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau mesazhin e veçantë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, e cila kremtohet me sfidën e madhe të dialogut me Serbinë. Presidentja Osmani u bëri të gjithëve thirrje se pavarësisht ndasive apo këndvështrimeve të ndryshme, të jemi të bashkuar përballë Serbisë, e cila sot e kësaj dite cenon dhe vë në dyshim pavarësinë e Kosovës. Osmani u shpreh se procesi i dialogut me Serbisë e ka një epilog, atë të njohjes reciproke.
“Sot rikujtojmë dhe falënderojmë edhe miqtë, aleatë të cilët i kemi quajtur me të drejtë shpëtimtarë të lirisë të cilët kanë qenë me ne. Kur ne ishim të shtypur e kërkonim lirinë, e kur e fituam dhe gëzonim tokën tonë të lirë ata janë ende me ne. Kosova është shtet i ri, ka dëshmuar demokraci e liri. Institucionet tona po forcohen dita ditës. Sfidat janë të të pranishme, por ja kemi dalë. Gjithsesi na kanë bërë më të fortë. Kosova nuk mund të jetë ishull i izoluar kundrejt atyre që ndodh në arenën ndërkombëtare. Sot e kësaj dite forcat destruktive provojnë të cenojnë pavarësinë tonë. Përballë Serbisë ne duhet të jemi një, por duhet të jemi të mençur.
Prandaj pavarësisht ndasive në pikëpamje, spektri politik i vendit do të jetë i bashkuar përballë atyre që përpiqen të pengojnë shtetin tonë, ashtu siç kemi qenë kurdoherë. Beteja për anëtarësi të organizatave ndërkombëtare kërkon sfidë të madhe dhe punë të madhe. Shpresojmë ta mbyllim procesin e integrimit, sepse jemi fuqishëm në krah të Ballkanit Perëndimor. Procesi i dialogut me Serbinë e ka një epilog, njohja reciproke. Rendi demokratik, sovraniteti ynë dhe njohja reciproke janë të pa negociueshme. Të punojmë bashkë që shtetin e republikën ta forcojmë dhe ta zhvillojmë bashkë. Republika jonë është e përjetshme,. Zoti e bekoftë Kosovën, qytetarët e miqtë tanë!”- tha Osmani.