Pavarësia e Shqipërisë, Nishani: Zgjedhjet e lira dhe lirimi nga kanabisi, prioritetet për integrimin

Në një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti Bujar Nishani ka theksuar se alternativa e vetme e vendit mbetet integrimi në Bashkimin Europian. Që kjo të jetë e mundur, u shpreh kreu i shtetit, duhen përmbushur dy sfida kryesore gjatë muajve në vijim. Ato janë zgjedhjet e lira në qershor 2017 dhe t’i jepet fund kultivimit të kanabisit në vend. Sa i përket kësaj të fundit, Presidenti e ka quajtur një rrezik që kërcënon të ardhmen e vendit dhe që duhet të zgjidhet sa më shpejt. “Hapja sa më parë e negociatave të anëtarësimit do të jetë hapi tjetër cilësor. Ajo që mbetet pjesa thelbësore e këtij procesi është angazhimi dhe përkushtimi në përmbushje të standardeve të kërkuara. Periudha në vijim është një periudhë me dy prioritete; zgjedhjet e lira dhe lirimi i vendit nga kanabisi, kjo murtajë që rrezikon të sotmen dhe të nesërme, ne dhe fëmijët tanë, demokracinë dhe integrimin. I ftoj të gjitha palët politike që sa më shpejt të bëjnë reformën zgjedhore. Vendi e ka të pamundur të ballafaqohet me zgjedhje të cënuara dhe kontestuara. Shpreh besimin se Shqipëria dhe institucionet do të dinë të ngrihen në lartësinë e sfidave të bashkëkohësisë.Nishani ka shprehur falënderimet më të përzemërta për ata që i quajti rilindësit e vërtetë me në krye atin e pavarësisë, Ismail Qemali që bënë të mundur ardhjen e kësaj dite të bekuar për shqiptarët. Në fjalën e tij Presidenti tha se vendi ka dy prioritete në vijim: Zgjedhje të lira e të ndershme dhe lirimi i vendit nga kanabisi. “Kanabisi, një murtajë që rrezikon të sotmen dhe të nesërmen, ne the fëmijët tanë, demokracinë dhe integrimin, politikën dhe shtetin”, tha Nishani. Presidenti i bëri thirrje palëve të bëjnë sa më shpejt një reformë zgjedhore. “Ftoj të gjitha palët të bëjnë sa më shpejt reformën zgjedhore, duke korrigjuar defektet. Vendi e ka të pamundur të ballafaqohet me zgjedhje të cenuara. Unë shpreh besimin se Shqipëria dhe të gjitha institucionet do të dinë të ngrihen, duke bërë më të mirën”, tha Presidenti Bujar Nishani. Në takimin me rastin e 104 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani bëri apel që të mos mbeteshim peng të historisë ideologjike komuniste në lidhje me figurën e mbretit Zog. Kreu i Shtetit e konsideroi atë si figurë të ndritur. Nishani: Nder përjetë atit themelues, nder përjetë rilindësve të mëdhenj të kombit. Nderë përjetë luftëtarëve dhe dëshmorëve të këtij procesi që bëri të mundur kalimin e shqiptarëve drejt modernitetit, kthimin e tyre në shtëpi, në gjirin e kontinentit që i përkasin kurse zë fill jetë, kthimin në familjen evropiane. Do të na mbetet peng në ndërgjegje nëse sonte vëmendjen nuk e kthejmë me mirënjohje ndaj Vilhem Vidit, princit evropian të shqiptarëve. Po ashtu do të mbeteshim peng të historisë ideologjizuar komuniste nëse nuk e kthejmë edhe formalisht mbretin Zog, këtë burrë të ndritur të kombit shqiptar, shteformues e konsolidues të tij, atdhetar e politikan të klasit të lartë në panteonin e vlerave të ndritura kombit. Nderë përjetë kujtimit të tyre. Gëzuar festën e Pavarësisë. Rroftë flamuri kuqezi, Zoti i bekoftë .

Artikulli paraprakRESHJE TE DENDURA NE GREQI,HUMB JETEN NJE PERSON
Artikulli tjetërAKSIDENT NE AUTOSTRADEN TIRANE-DURRES,PERPLASEN KATER MAKINA