Muzeu historik “Oso Kuka” e festoi 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me figurën e artistit Kolë Idromeno duke sjellë në një ekspozitë në këtë muze 21 fotografi të Idromenos të cilat nuk janë publikuar asnjëherë më parë dhe qëndronin në arkivin e këtij muzeu. Drejtorja e muzeut Amila Gjyrezi shprehet se përveç ekspozitës “Dritëshkronja e Kolës” këtij aktiviteti iu bashkua edhe promovimi i librit të autores Eleni Laperi me titull “Kolë Idromeno, themeluesi i artit realist shqiptar”.

Kuratori i kësaj ekspozite Emanuel Palushaj shprehet se nuk ishte e lehtë për të gjetur autorsinë e këtyre fotografive të Idromenos që qëndronin në arkivën e muzeut. Studiesja e artit Eleni Laperi, autore e librit “Kolë Idromeno, themeluesi i artit realist shqiptar” shprehet se ky botim sjell disa fakte të reja dhe një figurë të plotë të figurës së Idromenos.

Fotografitë e ekspozuara të Kolë Idromenos që u publikuan për herë të parë i përkasin fillimshekullit të XX dhe sjellin qytetin e Shkodrës por edhe personalitete të ndryshme nga jeta e zakonshme asokohe. Kolë Idromeno me veprën e tij të shumëllojshme artistike hodhi bazat e artit pamor shqiptar si një pikëvështrim original drejtuar botës shqiptare.

Artikulli paraprakQYTETARËT E LEZHËS VËSHTIRËSI PËR TË SIGURUAR NGROHJEN
Artikulli tjetërRRUGA E AMORTIZUAR, BANORËT: KUR BIE SHI BLLOKOHEMI