Aktivitetet festive në kuadër të 28-nëntorit 103-vjetorit të shpalljes së pavarësisë në qytetin e Shkodrës janë hapur me ekspozitën “Salloni i Vjeshtës”.

Për të 9-in vit radhazi është organizuar në mjediset e Galerisë së Arteve në qytetin e Shkodrës me punime nga piktorë të ndryshëm të cilët kanë sjellë punime interesante për dashamirësit e arteve pamore.Pjesëmarrja në ekspozitën e përvitshme “Salloni i Vjeshtës” ku mori pjesë edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi edhe kësaj here ishte e gjërë dhe me një larmi pikturash që tërhoqën vëmendjen e publikut. Drejtori i galerisë Artan Draçini tha se këtë vit do të ketë edhe 3 çmime.“Salloni i vjeshtës” tashmë është një ekspozitë apo aktivitet kulturor që është kthyer në një traditë të bukur në qytetin e Shkodrës ku marrin pjesë jo vetëm piktorët shkodran por edhe nga qytete të tjera, të cilët sjellin punimet e tyre më të mira duke e pasuruar artistikisht.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, EVIDENTOHEN PROBLEME NË QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetërLORENC LUKA NUK PËRJASHTON KANDIDIMIN PËR DEPUTET