Në ceremoninë zyrtare kushtuar 103-vjetorit të Pavarësisë të organizuar nga Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi se vendi ndodhet para një faze delikate të historisë.

Kreu i shtetit u bëri thirrje shqiptarëve që të mos e braktisin vendin. “Shqipëria dhe ne shqiptarët sot ndodhemi në një fazë delikte të historisë tonë moderne. Në atë moment sesi do t’i bëjmë ballë sfidat që do të përcaktojnë koordinatat e së ardhmes. Çfarë na duhet të bëjmë në këto kushte janë vërtetë punë të mëdha të vështira por jo të pamundura”, u shpreh presidenti. Kreu i shtetit foli dhe për largimin e shqiptarëve jashtë vendit, duke thënë se kur politikanët t’ia dalin të bëjnë shtet, do të jenë shumë pak qytetarë në këtë vend. Ai u bëri apel qytetarëve që të nis e braktisin vendin por të punojnë për një vend më të mirë. “103-vjetori i pavarësisë e gjen Shqipërinë pranë një date tjetër të rëndësishme për historinë kombëtare, e kam fjalën për 25-vjetorin e rrëzimit të diktaturës. 25 vite të plotësimit të një mungese të madhe për ne. 25 vite liri gjatë të cilave jemi ringritur. Kemi pasur rezultate, anëtarësimin në NATO, liberalimin e vizave, marrjen e statusit kandidat. Por, edhe kemi humbur disa shanse. Dikur mbi këtë truall kishte shumë shqiptarë por nuk kishte shtet. Nëse do të punojmë keq, nuk është çudi që pas ca kohësh mund ta kemi shtetin por mbi truallin tonë të kenë mbetur më pak shqiptar. Të bëjmë çmos që kjo të mos ndodhë. Ftoj bashkëqytetarët që të mos e braktisin Shqipërinë. Me përpjekjen e të gjithëve mund ta shndërrojmë vendin që duam”, tha Nishani. Presidenti më tej nënvizoi se, duhen forcuar institucionet, kryer reforma e duhur në drejtësi dhe duhen larguar të inkriminuarit nga politika. “Duhet të konsolidojmë institucionet. Të mos lejojmë të na calcifikohen. Padrejtësitë më të mëdha i bënjë ata që pretendojnë se japin drejtësi. Përmes dekriminalzimi t’i japim fund strehimit në politikë të individëve me rekorde kriminale”, tha ai. Nishani foli edhe për sfida globale duke thënë se nuk duhet lejuar që teknologjia të robëroi humanizmin. Në ceremoni morën pjesë disa ministra të kabinetit qeveritar, ish-presidentë, ish-kryeministri Berisha, kreu i opozitës Lulzim Basha por mungoi kreu i qeverisë, Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta i cili ndodhet në një vizitë jashtë vendit.

Artikulli paraprakBASHKIA VAU DEJES, NDIHMA PER FAMILJET NE SHLLAK
Artikulli tjetërLANÇ PËRKUJTON 71 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË VENDIT