I krijuar prej 1 shekulli, tregu i Milotit në Kurbin ka mbetur pas kohë e në kushte gati mesjetare.Qindra persona nga zonat veriore të Shqipërisë, mblidhen kryesisht çdo të dielë në këtë vend për të tregtuar bagëti, produkte ushqimore e industriale.

Në mungesë të një tregu të mirëfilltë, tregtia bëhet anash rrugëve jashtë çdo standarti, duke qenë një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorit, sidomos në këtë kohe vere ku temperaturat janë mjaft të larta.Ndonëse të gjithë e pranojnë mungesën e sigurisë, në Milot çdo gjë vijon normalisht sikur institucionet të mos ekzistonin.

Tregu i Milotit konsiderohet një vendgrumbullim i paligjshëm nga institucionet që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore, por deri me tani kane deshtuar ne mbylljen e tij.

Artikulli paraprakZBARDHET KONFLIKTI NË PIKËN E KARBURANTIT
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA FUTBOLLISTI ERMIR LERA