2024 ishte një vit dështimi për Bashkinë e Lezhës, pasi investimet e planifikuara ishin vetem propagande. Denoncimi është bërë nga këshilltarja e Partisë Demokratike Alfrida Marku e cila bëri një rezyme të asaj çfarë ndodhi përgjatë këtij viti në Lezhë, ku krahas mosrealizimit të projekteve të planifikuara, vuri theksin edhe tek rritja e faturave të detyrimeve vendore.
Prononcimi i këshilltares Alfrida Marku u bë në përmbyllje të vitit 2024, ku listoi të gjitha dështimet, duke rrezuar në këtë mënyre propaganden e Bashkisë Lezhë.