Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me fermerë tha se qeveria nuk është në krahun e tyre dhe se e vetmja rrugë për të shpëtuar bujqësinë por edhe Shqipërinë është ardhja në pushtet e PD pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Qeveria e ardhshme e PD tha Basha do të jetë për të ndihmuar fermerët dhe jo për t’i zhvatur ata.
Këto takime të kreut të PD Basha do të vijojnë në të gjithë Shqipërinë.