ZËDHËNËSJA SYKU: SULM POLITIK PA ASNJË LLOJ ARGUMENTI LIGJOR. DEKLARATË PËR MEDIA E PARTISË DEMOKRATIKE SHKODËR Denoncojmë sot një akt të papreçedent të pushtetit të inkriminuar ndaj një tjetër Kryetari Bashkie, kësaj radhe Kryetarit të Bashkisë Shkodër dhe administratorëve më të mirë të kësaj Bashkie.
Njoftimi i akuzës së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Prokurori përmes faqes së Facebook-ut, është një shkelje flagrante dhe e turpshme e praktikave ligjore që ndodh vetëm në një shtet kriminal. Ndërkohë që krerët e lartë të shtetit janë kthyer në kupolën e krimit, tani më, jo vetëm si mbrojtës, por edhe si organizues dhe urdhërues të tij, institucionet si: Policia, INUK etj, po përdoren për goditjen, burgosjen, kërcënimin dhe zhvatjen e qytetarëve shqiptarë në përgjithësi dhe Opozitës në veçanti. Ky sulm i mirëfilltë politik, pa asnjë referim dhe argument ligjor nga Rruspa e INUK, bëhet në prag të fushatës zgjedhore për të frenuar dhe hapur panik tek Opozita dhe vetë qytetarët e Shkodrës. Shkodranët e dinë më mirë se askush tjetër se ky sulm politik ndaj Shkodrës, e transformuar rrënjësisht gjatë tetë viteve të qeverisjes lokale të PD, i ka rrënjët tek ideologjia dhe mentaliteti i baballarëve të Rilindasve të Bllokut, që qeverisin sot vendin. Partia Demokratike siguron opinionin publik shkodran dhe mbarë shqiptarët, se nuk do të lejojë Rilindjen t’a kthejë Shqipërinë në një juntë të mafies dhe krimit shtetëror.