PD Dega Shkodër ka dalë në një deklaratë pë mediat. Eliona Shkreli Anetare e Keshillit Bashkiak Shkoder u shpreh se kjo ngjarje tregon se jeta e qytetarëve Shkodranë nuk është e garantuar dhe policia është palë me krimin. Krimi nuk kursen askënd dhe Shkodra është kthyer në arenë të përgjakshme ku vrasësit nuk zbulohen kurrë u shpreh anëtarja e këshillit bashkiak Eliona Shkreli. PD Dega Shkodër ka bërë thirrje që kjo ngjarje të zbardhet, policia të vihet në mbrojtje të qytetarëve dhe jo të behet urë lidhëse e bandave me pushtetin.