SIPAS KËSAJ FORCE POLITIKE, KY SPITAL NUK KA  AS APARATURAT BAZË TË SISTEMIT SHËNDETËSOR.

 

 

 


 

Të nderuar bashkëqytetar!

Shërbimi shëndetësor në Shkodër është në një gjëndje të mjerueshme. Jemi në këtë konferencë për media për të denoncuar hapur situatën e rëndë në të cilën ndodhët Spitali Rajonal i Shkodrës dhe sistemi shëndetësor në përgjithësi.U premtua shëndetësi falas me parametra Evropian, por qëndrat shëndetsore nuk kanë as ujë të pijshëm. Përveç vullnetit dhe dëshirës së madhe të bluzave të bardha për t’i ardhur në ndihmë pacientit çdo gjë tjetër mungon.  Pranë urgjencës së Spitalit Rajonal të Shkodrës nuk ka ngrohje, mungojnë barrelat edhe ato egzistueset janë me rrezikshmeri të lart përdorimi, ndërkohë Ministria e Shëndetësisë na flet për Chek-up falas. Po në këtë urgjencë nuk mund të realizohet një EKG, ndërsa për GRAFI nuk ka filma. Kjo është shëndetësia e RILINDJES.  96 miliardë lekë do të jepen për sterilizimin e veglave kirurgjikale dhe dezinfektimin e sallave, për të parandaluar infeksionet nosokomiale, por duhet ti kujtojme Ministrisë  se sistemi shëndetësor nuk është sistem kompjuterik që mjafton një formatim ose një antivirus dhe çdo gjë rregullohet. Në Spitalin Rajonal të Shkodrës mungojnë, monitorët për parametrat vital, respiratorët në reanimacion, aparatet e narkozës. Në ortopedi nuk ka vida e pllaka. Sanatoriumi një godinë e cila për çdo gjë tjetër mund të shërbejë përveç se për tu kuruar. Edhe pse ka pak muaj qe funksionon shërbimi paliativ, ende nuk është  vënë në punë procedura e kemioterapise, duke bërë që pacientët ti drejtohën Tiranës.

Zoti Ministër përveç që të bëni presion me teste, a dini të bëni ndonjë gjë tjeter?

Një  këshillë për të gjithë ju qytetarë të Shkodrës në raste kur të keni nevojën për të shkuar në urgjencën e Spitalit Rajonal duhet të keni me vete:

 

Barrelë

Batanije 

Paravento 

Ngrohes 

Aparat EKG + letër  përkatëse

Termometer 

Filma për grafi 

Maska oksigjeni

Pranë shërbimit shëndetësor Shkodër janë 7- autoambulanca  4 nga të cilat nuk kanë paisjet e oksigjeni-terapisë dhe asnjë nga këto nuk kanë defebrilator. Autoambulanca e re ka ardhur si një furgon dhe është transformuar nga marangozët, barrelat jane totalisht jashtë përdorimi. Reparti i neonatologjise, aty ku pretendohet te fillojë jeta,  ndodhet në gjëndje shumë të rëndë: 

Ne kete repart nuk ka: 

 

Shiringa elektrike

Sonda aspirimi

Monitor 

Aparate presioni arterial për të porsa lindurin.

Ne repartin e kardiologjisë  sipas Shëndetësisë së Rilindur  është menduar se nuk ka nevojë për:

 

Shiringa

Batanije

Çarçafë

Kanë rezervuar vetëm një monitor

Ujë të ngrohtë nuk ka fare.

 

Në repartin e neurologjisë mungojnë:

 

Sistemi i monitorizimit

EKO- dopler

Tek analizat mungojne ragentat

Paisjet per oksigjeno terapi

Shiringat 

Dezinfektantet 

Kjo është shëndetësia e Rilindur e një Spitali Rajonal ndër më të rëndësishmit në vendin tonë, si pasojë e premtimeve të pa mbajtura.

Për këto gënjeshtra, mashtrime dhe padrejtësi të protestojmë të gjithë me datën 12 mars ora 11 ne sheshin Skenderbej.

 

 

Ju faleminderit


 

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/POE3GCKc4l4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakGRUPSEKSIONET PROPOZOJNË, NISIN ETHET E KANDIDATIT TË PD-së
Artikulli tjetër“28-NËNTORI” NËN KUJDESIN E KRYEMINISTRIT