Partia Demokratike do të depozitojë të hënën kërkesën për ngritjen e komisionti hetimor ad hoc për reformën zgjedhore.

Kërkesa që do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë, do të ketë në fokus dy pika kryesore problematikat e zgjedhjeve qe kane të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, dhe e dyta, votimi elektronik.

Ndryshe ngase ka ndodhur herët e tjera kur ndryshimet e Kodit Zgjedhor janë bërë në momentet e fundit përpara zgjedhjeve, partitë politike duket se po angazhohen për herë të parë që në fillimin e legjislaturës së parlamentit për hartimin e reformës zgjedhore.

Artikulli paraprakKLD, INSPEKTIM TEMATIK PËR GJYKATAT MBI DHUNËN NË FAMILJE
Artikulli tjetërFEMRAT PADISIN GJIGANTIN TEKNOLOGJIK GOOGLE, ZBULOJNË DHE ARSYEN