Kryesia e Partisë Demokratike në Shkodër ka zhvilluar një mbledhje për t’u organizuar për protestat që do të ndërmarrë opozita. I deleguari i PD në Shkodër deputeti Flamur Noka akuzoi qeverinë dhe kryeministrin për lidhjet me krimin..

Deputeti Noka u shpreh se qeveria e Ramës do të rrëzohet me protestat e opozitës dhe 16 shkurti do të jetë vetëm fillimi i stinës së protestave deri në krijimin e qeverisë teknike.

I deleguari i PD në Shkodër nuk është i shqetësuar për zërat kundër nga figura si Jozefina Topalli, Agron Duka apo të tjerë.

Pjesë e protestave të opozitës do të jetë edhe qyteti i Shkodrës që nga 4 shkurti dhe deri më 16 shkurt kur do të kulmojë me protestën e madhe në Tiranë.

Artikulli paraprakM MADHE, 74 VJETORI I KRYENGRITJES ANTI-KOMUNISTE
Artikulli tjetërSHKODËR, HUSEJN: IZRAELITËT SE MPOSHTIN PALESTINËN