Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka hedhur akuza të forta për kryeministrin Rama, qeverinë e tij por edhe prokurorinë pas publikimit të videos së re për çështjen Babalja.
Sipas deputetit Noka qeveria është kapur në atë video duke kryer krimin.
Për deputetin Noka edhe pas kësaj video të publikuar shteti ka rënë.
I pyetur se qeveria akuzon opozitën për një montim të videos Babalja, deputeti Noka shprehet se e vetmja që është nën akuzë është vetëm qeveria dhe kryeministri.
Deputeti i PD Noka këto deklarata i bëri nga Shkodra pas përfundimit të një mbledhjeje me kryetarët e grupseksioneve të PD në degën Shkodër.
Duke folur edhe për zgjedhjet që do jenë në PD Noka u shpreh se është mbyllur faza e parë ku janë bërë propozimet nga baza të emrave për kandidat për kryetar të PD.
Në fazën e dytë do të jepen nga baza e PD propozimet e emrave për kryetar të grupseksioneve më pas seksioneve dhe për ta përmbyllur këtë proces me zgjedhjet për kryetar të PD.
Deri tani sipas burimeve janë afro 20 emra të propozuar për kryetar të PD Shkodër.