Partia Demokratike dhe aleatët kanë vendosur të protestojnë në 16 shkurt ora 11:00 në Tiranë, përpara Kryeministrisë për largimin e qeverisë.

Kjo protestë është parashikuar të jetë masive të cilës do t’i paraprijnë disa protesta në rrethe përpara kësaj date.

Vendimi është marrë pasditen e sotme nga Kryesia e PD dhe në konsultim me krerët e partive aleate.

Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare, me synim bërjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Një tezë të tillë Basha e lançoi gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar demokrat të shtunën, ku u zgjodhën strukturat e reja drejtuese.

Artikulli paraprak67 VJEÇARI FITUES I “SHTEGUT TË GJELBËR” ZBULON SEKRETIN E SUKSESIT TË TIJ
Artikulli tjetërMAKINA DEL NGA RRUGA DHE PËRPLAS KËMBËSORIN