Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim depozituan sot në Prokurori një padi kundër kryeministrit Edi Rama.
Kryetarët e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili bën përgjegjës kryeministrin Rama për kërcënimin e pretenduar të Nuhut, pavarësisht se ish-oficeri nuk ka qenë në gjendje të japë prova konkrete që faktojnë akuzën e tij.
Menjëherë pas as kallëzimit në prokurori të opozitës për kërcënimin e Emiljano Nuhut, ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Me ironi, Rama i quan Spahon dhe Vasilin si gjysmëgjelat e opozitës në mbrojtje të “Babale2”.
“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2 I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem,
duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon” shkruan Rama.