Kryeministri Edi Rama ka deleguar ministren e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, për interpelancën urgjente të kërkuar nga deputetët e opozitës, për çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

“Do vijojmë me interpelancë urgjente me kryeministrin me një grup deputetesh të opozitës. Kryeministri ka deleguar ministren Elisa Spiropalin për këtë interpelancë”, u shpreh kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Ky njoftim nuk u prit aspak mirë nga deputetet e opozitës, të cilët kanë kërkuar që te jetë kryeministri Rama ai që të japë përgjigje për çështjen në fjalë.

Pas fjalës së Spiropalit, Gazmend Bardhi nuk pranoi që të vijojë interpelancën me ministren duke detyruar kryetaren e Kuvendit, Nikolla që të ndërpresë seancën për 10 minuta.

Artikulli paraprakBALLA U PËRGJIGJET DEPUTETËVE TË OPOZITËS: PO TË ISHIT SERIOZË JU..
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E HIXHABIT, MBULESA E GRAVE MUSLIMANE