Opozita e bashkuar në qytetin e Laçit është mbledhur në sheshin para pallatit të kulturës në një manifestim, për të protestuar votimet që do mbahen më 30 qershor. Sipas tyre, Kurbinasit do jenë të bashkuar “duke i thënë JO votimeve një partiake”.
Me pankarta gjigande dhe me thirrje “Rama ik”, mbështetësit e opozitës janë shprehur kundër zgjedhjeve të dielën
PD e Kurbinit thyen heshtje zgjedhore. Dhjetëra militantë demokratë kanë dalë në rrugë me pankarta “Rama ik”, e ndërsa përfaqësuesit e kësaj partie, kanë deklaruar se nuk po kryejnë shkelje të ligjit pasi zgjedhjet nuk do të zhvillohen në 30 qershor.