Kemi hyrë në këtë betejë elektorale të pazakonte të ruajmë identitin e Partisë Demokratike dhe në pjesën më të madhe te bashkive nuk kemi paraqitur kandidat duke u bërë pjesë e zgjidhjes.Kështu u shpreh Sekretari Përgjithshem i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, gjatë një takimi me demokratet në Lezhë ku hapi fushaten eloktorale për zgjedhjet vendore të 14-majit.Duke ju referuar grupimit të rithemelimit, Bardhi tha se po bëjnë gabimet e së shkuares duke fuqizuar Ilir Meten, i cili në vitin 2013-të solli në pushtet Edi Ramen.

Betaja elektorale e demokrateve në Lezhë do të jetë për Këshillin Bashkiak, por Pjerin Ndreu nuk mund të jetë më kryebashkiak i Lezhës tha Gazmend Bardhi, duke dhënë sinjale për mbështetje të kandidatit të opozitës Pashk Gjoni.

Partia Demokratike nuk ka kandidat në asnjëren prej tre bashkive të Qarkut Lezhë, por do të garojë vetem për Këshillat Bashkiak në zgjedhjet vendore të 14-majit.

Artikulli paraprakAMBUALANCA PERPLASET ME AUTOMJETIN, 1 I PLAGOSUR
Artikulli tjetërKAÇINARI KUNDËR HEC-eve, BANORËT NË PROTESTË