Drejtuesi politik I PD i qarkut Shkodër Helidon Bushati, sëbashku me kandidatet për deputet të Partisë Demokratike zhvilluan një takim bashkëbisedues më mjekët e qarkut Shkoder për t’u njohur nga afër me të gjitha problemaikat e tyre.

Mjekët shprehen pakënaqësitë e tyre në këtë takim sa i takon rrogave të cilat janë mjaft të ulta, investimeve që duhen bërë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe shtimi i buxhetit sa i takon këtij spitali.

Bushati u angazhua dhe u garantoi mjekëve që do të bëhet ndryshim në shëndetësi, që do te sjellë një jetë më të shëndetshme dhe me cilësore.

Artikulli paraprakSHKODËR, NIS VAKSINIMI PËR PERSONAT MBI 55 VJEÇ
Artikulli tjetërKALAJA E DRISHTIT, BANORËT KËRKOJNË INVESTIME PËR TURIZËM