Drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodër Helidon Bushati duke zhvilluar takime me bizneset në pedonalen “Kolë Idromeno” në qendër të qytetit të Shkodrës deklaroi se Shkodra ashtu si gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë po boshatiset për shkak të keqeverisjes së kryeministrit Rama.

Bushati bisedoi me një berber në pedonale i cili i tregoi se 60% e klientëve të tij janë larguar nga Shkodra vitet e fundit.

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Shkodër Helidon Bushati por edhe përfaqësues të tjerë do vijojnë takimet në terren të cilat do të intensifikohen gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Artikulli paraprakISLANDË/ VRAU SHQIPTARIN NË DERË TË SHTËPISË, KUSH ËSHTË BOSI I DROGËS QË DYSHOHET SE KREU KRIMIN
Artikulli tjetërSHKODËR, PLAGOSET NJË SHTETAS NË FYTYRË, GODITET ME QYTË PISTOLETE