18 vite nga vrasja e Hajdarit, PD homazhe,Basha:Azem ti je i gjallë
Sot janë bërë 18 vite nga vrasja e Azem Hajdarit pranë Partisë Demokratike. Tek memoriali i tij janë zhvilluar homazhe të cilat janë të përvitshme. Në këto homazhe kanë marrë pjesë familjarë të Hajdarit, figura të partisë demokratike dhe të njohur apo edhe simpatizantë. Azem Hajdari ishte një prej figurave më të rëndësishme të partisë demokratike. Në fjalën e tij, Basha theksoi se sot përkujtohet 18-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit që ndodhi si pasojë e bashkëpunimit të politikës me krimin. Ai u shpreh se kujtimi i tij mbetet i gjallë dhe se vepra e tij është frymëzim për gjithë rininë demokrate. “Politika u kthye në shërbim të krimit dhe kjo prodhoi traumën e madhe kombëtare, zhytjen e Shqipërisë në kriminalitetet që solli vrasjen e Azem Hajdarit. E sotmja është ditë apeli për të gjithë shqiptarët që të mos pajtohemi me politikën e inkriminuar. Kujtimi i Azem Hajdarit është në krahun e rinisë demokrate në këtë betejë që duhet të fitohet në çdo çmim. Azem Hajdari është si engjëll mbrojtës për të rinjtë demokratë. Vepra e Azmen Hajdarit është vepra e kurajës për tu çuar dhe për tu përballur me të keqen. Liria dhe demokracia marrin frymë vetëm përmes sakrificës, lavdi për jetë Azem Hajdarit, Azem ti je gjallë”, është shprehur Basha.