Partia Demokratike dhe Sekretari i saj i Përgjithshëm Gazment Bardhi i rikthehet edhe një herë Agim Kajmakut, ish-kryebashkiaku socialist i Vorës, tashmë person në kërkim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaq edhe një dokument, ku tregohet se, edhe pse i shpallur në kërkim në nëntor 2019, në janar 2020 Kajmaku përfiton një tender prej 57 milionë lekësh.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Faktet janë të pakundërshtueshme:

1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.
2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.
3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.
4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor 2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!

Artikulli paraprakSHERR ME THIKA,2 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërSHPËRTHEN NJË GAZI, PLAGOSET 83-VJEÇARJA