PREZANTOHEN TË DELEGUARIT PËR SHKODRËN E VAU DEJËSIN, ARBEN IMAMI E GJOKË ULDEDAJ. Në mbledhjen e kryesisë të Partisë Demokratike të degës Shkodër kryetari Ramiz Çobaj nga selia e re e PD i ktheu përgjigje deputetit socialist të Shkodrës Paulin Sterkaj

pas deklaratës së djeshme në Parlament se e majta do fitojë me 10 vota më shumë në Shkodër. Çobaj deklaroi se fitorja do t’i përkasë vetëm Partisë Demokratike në zgjedhjet e 21 qershorit. Në këtë mbledhje u prezantuan edhe dy të deleguarit nga qendra për Bashkinë Shkodër do jetë Arben Imami dhe Vau Dejës Gjokë Uldedaj. Imami deklaroi se e vetmja zgjidhje për vendin janë zgjedhjet e parakohshme. Një fitore e demokratëve në zgjedhjet e 21 qershorit Uldedaj tha se do të jetë edhe në Vau Dejës. Më pas mbledhja e kryesisë e Partisë Demokratike ka vijuar me dyer të mbyllura ku kanë nisur diskutimet për parapërgatitjet dhe kandidatët e PD që mund të jenë për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/L3kc5hKPtv0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMET, PARALAJMËROHET PROTESTA E DYTË
Artikulli tjetërRESHJET E SHIUT, PËRMBYTEN DISA ZONA NË ULQIN