Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Twitter” i është përgjigjur opozitës së bashkuar, në lidhje me kërkesën e kësaj të fundit, për të bërë sa më shumë teste.
Rama shprehet se PD ia fut kot dhe se për testet nuk vendos qeveria, por Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Postimi i Edi Ramës:
A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë!
Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot.PIKË!