SIPAS PD, RIFAT ÇOKU ISH VARTËS NË DIKTATURËS, MB E HEDH POSHTË.Partia Demokratike ka vijuar me denoncimin e emërimeve të personave të inkriminuar në administratën publike. Konkretisht, deputeti i PD Flamur Noka, ka denoncuar emërimin e një ish-vrasësi në kohën e diktaturës, si shefin e ri të Komisariatit në Malësinë e Madhe.
Nderkohe Ministria e Punëve të Brendshme hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra në lidhje me drejtuesin e ri të Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe. Komisar Rifat Çokaj ka një karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në strukturat e Policisë së Shtetit.Ai ka punuar në Policinë e Shtetit edhe gjatë viteve të drejtimit të PD, 2005-2006. Është larguar nga Policia e Shtetit me kërkesën e tij, më datë 16.09.2006, kur mbante detyrën e specialistit të Drejtimit në Seksionin e Qendrës Operative dhe të Emergjencave. Është ripranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, më 19.11.2013, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër.