Protestat e dhunshme të opozitës shqiptare të udhëhequra nga Partia Demokratike vijojnë që t’u kushtojnë shqiptarëve.
E ndërsa deri në datë 25 prill protestat u kushtuan shqiptarëve 640 mln lekë të vjetra bilanci është rritur akoma më shumë me dy protestat e fundit në 11 dhe 13 maj.
Në protestën e 11 majit, pra ditën e shtunë në mbrëmje dëmet e shkaktuara janë vlerësuar nga procesverbalet e bashkisë së Tiranës në 2.450.313 lekë ose rreth 25 mln lekë të vjetra.
Fatura më dëmet i është dërguar Partisë Demokratike për të paguar gjobat, pasi ishte ajo organizatorja. Simpatizantët opozitarë mbrëmjen e së shtunës sipas procesverbaleve dogjën pemë, kazanë plehrash dhe dëmtuan subjektet private.
Brenda gjobës 25 mln lekë janë përfshirë dhe pastrimi i fasadave të institucioneve dhe lyerjet. Pamjet e zjarrit që iu vendos me molotov Kryeministrisë bënë xhiron e medieve ndërkombëtarëve.
Ndërkohë që në koston e 25 mln lekëve të vjetra nuk janë përfshirë dëmet nga protesta e mbrëmjes së djeshme, e cila pritet që të rrisë akoma më shumë bilancin.
Procesverbalet e bashkisë së Tiranës për protestën e 11 majit-gjoba për PD-në 2.450.313 lekë
Procesverbal 11 maj-djegie pemësh dhe dëmtim i hapësirës gjelbër te ‘Rruga e Elbasanit’ 20 mijë lekë
Procesverbal datë 11 maj djegie e kazanëve te bv. ‘Gjergj Fishta’ 20 mijë lekë
Procesverbal datë 11 maj djegie e kazanëve të plehrave te bv. ‘Bajram Curri’ 20 mijë lekë
Procesverbal datë 11 maj-Dëmtim, çarje, ndotje, bllokim te ‘Murat Toptani’ 10 mijë lekë
Procesverbal datë 11 maj djegie e kazanëve te bv. ‘Zhan D’Ark’ 5 mijë lekë
Procesverbal datë 12 maj dëmtim i hapësirës së gjelbër te ‘Rruga e Elbasanit’ 32522 lekë
Procesverbal datë 12 maj djegie e 21 kazanëve 1.199.000 lekë
Procesverbal datë 12 maj pastrim fasadash lyerje te ‘Dëshmorët e Kombit’ (institucionet) 79463 lekë
Procesverbal 12 maj pastrim fasadash lyerje te ‘Dëshmorët e Kombit’ (institucionet) 725328 lekë
Procesverbal datë 12 maj pastrim fasadash te ‘Dëshmorët e Kombit’ (institucionet) 339.000