Pas raportimit në media se në dëshminë e penalitetit të siguruar nga Ministria e Drejtësisë në Itali, ku thuhet se Elvis (Ervin) Rroshi është dënuar për “përdhunim në grup”, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Përmes një deklarate, PD thotë se kryeministri Rama po mbron një përdhunues si kryetar bashkie.

Ndërkohë lidhur me tubimin që do të organizohet sot në mbrëmjë nga socialistët në Kavajë, PD deklaron se organizatori i saj është Gentjan Daja, i dënuar për trafik droge dhe ushtar i Rroshit. Deklarata e plotë e PD-së: Edhe më tronditëse bëhet e vërteta rreth të shkuarës kriminale të Roshit të Ramës, modelit të Edi Ramës për bashkitë. Dëshmia e penalitetit që është publikuar sot, e ardhur nga Ministria e Drejtësisë Italiane, thotë se Elvis Roshi është dënuar për “violenza karnale”, që do të thotë është dënuar për përdhunim. Pra Roshi që e fsheh, dhe shefi i rilindjes që i del në mbrojtje, mbulojnë një krim të tmerrshëm të kryer nga i zgjedhuri i Ramës. Dhe Edi Rama e njeh italishten. E megjithëse e di, që ka vënë pos të tjerash edhe një përdhunues si kryetar bashkie në Kavajë, u kërkon sot socialistëve të dalin në një demostratë në qytet për ta mbrojtur atë. Rama u thotë socialistëve të dalin të mbrojnë përdhunuesin. Demonstratën do ta udhëheqë Gentjan Daja, i dënuar për trafik droge, ushtar i Roshit, të cilin Rama e ka caktuar në krye të PS-së së Kavajës. I poshtëroi duke ua vënë Roshin kryetar bashkie, i poshtëroi duke u vënë kryetar partie të dënuarin për drogë, po i poshtëron edhe më shumë sot duke i kërkuar të mblidhen në shesh në mbrojtje të përdhunuesit. Ky është Edi Rama. Ky është modeli i tij. Këto janë standardet e tij.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakAKSIDENT NË XHABIJE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHEN DY SHTETAS NË FLAGRANCË, POLICIA IU SEKUESTRON 500 gr KOKAINË