Në një kohë kur ujërat në kampin blu nuk janë aspak të qeta për shkak të listave të kandidatëvE për deputetë, partitë e tjera aleatë janë krejtësisht të qeta, pasi pas marrëveshjes me kryedemokratin Basha, do të kenë disa vende të sigurta në parlament.

Njëra prej tyre është edhe Partia Agrare Ambientaliste, ku dega e saj në Shkodër zhvilloi një mbledhje kryesie në kuadër të fushatës elektorale. Kryetari Mark Molla tha se forca politike që ai përfaqëson është shumë e kënaqur, pasi pas zgjedhjeve do të jetë parti parlamentare.

Molla foli edhe për kandidatët e Partisë Demokratike duke thënë se aleati PAA është shumë e kënaqur me përfaqësimin që do të ketë Shqipëria në parlament. Partia Agrare Amientaliste parimisht ka siguruar tre mandate në parlamentin e pas 25 qershorit. Agron Duka, i pesti në Durrës, Olsi Cukaj i pesti në Fier dhe Adi Haxhiymeri i 13-ti në listën e Tiranës janë emrat që i japin siguri kësaj force politike dhe motiv për të zhvilluar një fushatë të fortë elektorale.

I pari në qytetin e Shkodrës para marrëveshjes ishte menduar të jetë Zyhdi Rrashketa, por ky i fundit pak ditë më parë përmes një statusi në Facebook sqaroi opinionin për moskandidimin e tij. Rrashketa tha se zhvillimnet e fundit në politikën shqiptarë kanë bërë që ai të mos jetë në garë për të përfaqësuar shkodranët në parlament.

Artikulli paraprak“TAKIM ME LUIGI PIRANDELLO” PËR 150 VJETORIN E TIJ
Artikulli tjetërTE ENJTEN, PD ZYRTARISHT HAP FUSHATËN NË SHKODËR